Reagon Kokëdhima: Nuk më heqin dot nga PS-ja
Koço Kokëdhima ka folur fill pas kërkesës së disa anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për shkarkimin e tij nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Ai ka thëne se Asambleja nuk e shkarkon si anëtar dhe se do të flasë në asamble për më tepër.
I pyetur nga mediat lidhur me mbledhjen e firmave dhe kërkesën për shkarkimin e tij nga PS-ja, Kokëdhima deklaroi se Asambleja nuk mund ta shkarkojë.
“Kam bërë mungesa dhe nuk kam shkruar në mbledhjet e PS-së. Nuk jam informuar për këtë kërkesë dhe do të përgjigjem në Asamble, do të mbaj një fjalë dhe do të shpjegoj aty aktivitetin tim”, – tha konkretisht ai.
KOHA JONË SONDAZH

