Reagon kryeministri Rama: O Shqup, ngelësin s’e kopjon kush!
Ka reaguar kryeministri Edi Rama, ndaj deklaratës së sotme të kreut të Opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit akuzoi kreun e qeverisë se i ka kopjuar idetë në lidhje me taksat për biznesin e vogël.
-“Më thonë Shqupi foli në gjumë, më kopjon qeveria! Fli rehat o Shqup ngelësin s’e kopjon kush ndaj vazhdo gërrhitu i qetë pa asnjë siklet,” – ka reaguar Rama në profilin e tij Facebook, duke i dhënë edhe një buzëqeshje reagimit për ndjekësit e tij, por duke mos përmenduar fare emrin e kreut të opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

