Reagon kryeparlamentari: S’më shqetësojnë intrigat moçalore

Kreu i Kuvendit dhe njëherësh lideri i LSI-së, Ilir Meta ka theksuar se e mbështet propozimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ-it, por jo propozimin e liderit të PD-së, Lulzim Basha.

Konkretisht, në përfundim të takimit që zhvilloi me liderin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, kryeparlamentari tha se propozimi i Berishës është për hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it dhe se nuk e mbështet idenë e Bashës që sipas tij është për moshetim të kësaj çështje.

“Problem është të mos takohemi dhe jo të takohemi. Nuk hyj në letrat e zotit Braho. Janë dy gjëra të ndryshme që kanë kërkuar i pafajshmi Basha dhe ajo e zotit Berisha. Unë kam mbështetur zotin Berisha, ndërsa Basha ka kërkuar moshetim ndërkombëtar. Dhe tashmë dihet publikisht se kur unë them po, është po”, tha Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa i pyetur në lidhje me letrën e bërë publike dje nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, për një intrigë të mundshme ndaj tij, Meta tha se nuk e shqetësojnë dhe trembin aspak këto intriga moçalore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me qetësi dhe dashuri, mund t'ju them se nga origjina ime, nuk më shqetëson asnjë lloj intrige moçalore”, përfundoi Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?