Reagon Lulzim Basha: Mbështesim SPAK-un. Kush vodhi shqiptarët të kthejë paratë mbrapsht!

“Kënaqësi të prisja sot Zëvendës Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.
E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse dhe promovimin e demokracisë në Shqipëri.
Biseduam për prioritetet e Partisë Demokratike, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparencën dhe llogaridhënien politike dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe grave në politikë.
Korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.
Në këtë kuadër theksova mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.
E njoha zotin Mastic edhe me platformën për luftën kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, lista të hapura, vetting për politikanët, vota e diasporës, President nga populli etj.
U ndala edhe te vëmendja e veçantë që po i kushtohet përfshirjes së sa më shumë grave dhe të rinjve gjatë procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep edhe IRI.
I prezantova edhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, i cili është koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët”, shkruan Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?