Reagon Partia Socialiste: Po zvarritet procesi i numërimit

Reagon Partia Socialiste.

“Rezultati është i qartë si drita e diellit. Do të jetë e vështirë të gjendjen fjalët për të falenderuar qytetarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike, pavarësisht për kë votuan.
Falenderojmë edhe komisionerët dhe vëzhgues që garantuan një proces të qetë, pavarësisht disa përpjekjeve sporadike e të kota, qesharake për të krijuar turbullira. Koha të çojmë para këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet të pajustifikueshme para publikut. Çdo votë duhet të numërohet me respekt e përulësi. Thirrje komisionarëve të vijojnë punën për të përmbyllur punën deri në shpalljen e rezultatit pa luajtur me zjarrin e ligjit”, tha zëdhënësja e PS në një deklaratë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?