Reagon PD për koalicionin e Berishës me LSI-në

Partia Demokratike ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi futjen në koalicion me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një postim në Facebook, PD e ka cilësuar këtë bashkëpunim si koalicioni non-grata dhe që kërkon të mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

Sipas selisë blu, hallet e treshes Rama-Berisha-Meta nuk janë hallet e shqiptarëve.

Reagimi i plotë i PD

Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën.

SHKARKO APP