Reagon Petrit Vasili: Pezullojnë Arben Malaj, krenaria e Partisë Socialiste
Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë lidhur me shkarkimin e Arben Malajt, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas Vasilit kjo është e turpshme.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Pezullojnë Arben Malaj, Profesorin e financave, socialistin e orëve të para dhe një nga ministrat, që kanë qenë krenaria e Partisë Socialiste edhe kush pa, shkollëpaket e Rilindjes.
Po si nuk kanë turp!!
Lexojeni vendimin e qeverisë së shkollëpakësisë.
VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe