Reagon Presidenti Begaj për tërmetin në Marok: Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura
Politikë E Shtunë, 9 Shtator 2023 10:02
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tërmetit tragjik në Marok, i cili u ka marrë jetën 632 personave deri më tani.
“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun.
Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkroi Presidenti Begaj në “X”.
KOHA JONË SONDAZH

