Reagon Presidenti Meta për sulmin terrorist në Vjenë
Për sulmin terrorist krahas personalitetëve europiane ka reaguar edhe presidenti shqiptar Ilir Meta.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në twitter lidhur mbi ngjarjet e tmerrshme në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, ku një grup i dyshuar terroristësh hapën zjarr ndaj qytetarëve dhe forcave të sigurisë.
‘Lajme të tmerrshme nga #Vienna sonte.
Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës.
Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit. –shkruan Meta
KOHA JONË SONDAZH

