FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Presidenti Meta për vrasjen e policit në Lezhë: Thellësisht i tronditur, të kapen sa më parë autorët!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit të Policisë në Lezhë, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan se është thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe bën thirrje që të kapen autorët sa më shpejt.

“Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit! Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë“, shkruan Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?