Reagon Presidenti Meta për zjarrin në Kukës: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit jep lajmin se tuneli është i kalushëm dhe i sigurt. Po ashtu ai falënderoi forcat operacionale të të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës të cilat janë angazhuar për të shuar zjarret.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, shkruan Kreu i Shtetit.