Reagon Rama ndaj kritikave të Presidentit: Vetingu nxori shejtanin nga Gjykata Kushtetuese
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të ashpra që Presidenti Ilir Meta bëri sot ndaj procesit të reformës në drejtësi.
Përmes rrjeteve sociale, Rama shprehet se falë vetingut, Gykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda!
Po ashtu dukle iu referuar deklaratave të opozitës, Rama shprehet se i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet, por për këtë nuk e dimë opinionin e Presidentit
Reagimi i Ramës
A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut, Gykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.
Pa diskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit