FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Sali Berisha për kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit

Ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me shkresën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

“Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky amendament është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar para jush se jam i gatshëm ta miratoj edhe vetë. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës dhe SKAP-it.  Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatëse e shkarkuar nga unë në vitin 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012, ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët në Kushtetutë dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi dhe jam 100% dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Kam mbrojtur Parlamentin, nuk kam mbrojtur Sali Berishën. E votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim“, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?