Reagon serish Dako: E njoh personalisht Lulzim Berishën
Kryetari i bashkisë së Durrësit ka reaguar pas kërkesës që Basha i bëri Ramës për shkarkimin e tij duke e akuzuar për lirimin e Lulzim Berishës.
Dako deklaron se e njeh Lulzim Berishën, pasi ka 50 vjet që jeton në Durrës.
“E njoh Lulzim Berishën, kam 50 vjet që jetoj në Durrës. E kam njohur si sportist, si qytetar, si biznesmen”- tha Dako.
Vangjush Dako shprehet se akuzat e PD janë baltosje për emrin e tij, ndërsa Basha duhet të dijë që kjo procedurë është e zakonshme.
“Është baltosje e emrit nga Blushi dhe Basha. Basha duhet të dijë që kjo procedurë është e zakonshme. Përsa i përket punësimit të të burgosurve kemi një marrëveshje me Shërbimin e Provës.
Blushi me ka uruar në tre fitoret e mandatit tim duke deklaruar se na ke nderuar tani thotë se Dakon e ka punësuar Lul Berisha.
Janë 36 persona që kanë përfituar referencë nga bashkia” thotë Dako.
KOHA JONË SONDAZH

