Reagon Taulant Balla për operacionet e Policisë në Vlorë e Shkodër
Ministri i Brendshëm ka përshëndetur operacionet e fundit të Policisë në Shkodër e Vlorë, për ndalimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë duke parandaluar ngjarje kriminale.
“Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan Balla në rrjete sociale.
KOHA JONË SONDAZH

