FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vangjel Tavo flet pas tensioneve në Këshillin Bashkiak të Himarës

Vangjel Tavo është ndalur në një prononcim për mediat pas sherrit e tensioneve në Këshillin Bashkiak të Himarës.

“Interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot. Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt”, ka thënë Tavo.

“Në lidhje me hipotekimin e pronave, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë si prefekt do të zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur çdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, tha Tavo më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?