Realizohet me sukses një ndërhyrje komplekse në Spitalin e Fierit, Rama: Mirënjohje ekipit të mjekëve

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74 vjeçar nga Fieri. Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale. Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?