Reforma e pensionve, Blendi Klosi: Ishte historike, e gjetëm në prag kolapsi. Nuk u bë për efekt zgjedhjesh

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se reforma e pensioneve ka rezultuar pozitive dhe ka dhënë frytet e veta.

Në një intervistë në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në Neës24, Klosi tha se kjo ishte një reformë historike në favor të moshës së tretë të cilët ishin lënë pas dore gjatë gjithë këtyre viteve.

Ministri u shpreh se qeveria aktuale rikoncepti një sistem pensionesh që po shkonte në prag kolapsi, por megjithatë ngelet shumë për të bërë në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj që nuk është moment që të jemi kokulur apo krenarë, por kemi shumë për të thënë, trashëguam një sistem në prag kolapsi. Ne kemi bërë një reformë historike për në reformën e pensioneve. Ndryshuam konceptetet nga një skemë pasive në një skemë që shkon në kontribute të gjithsecilit. Po s’jemi të kënaqur nëse krahasohemi me skemat jashtë vendit, por jemi të kënaqur nëse krahasohemi me atë çfarë kishim. 240 ka qenë shuma maksimale. Pavarësisht kontributeve. Tani është hequr tavani. Nëse ke kontribuar shkon në 370 mijë lekë të vjetra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skema e pensioneve merr nje kontribut që në numrin e shtuar të kontribuuesve merr 25% më shumë kontribute në hark kohor 2 vjetësh. Sot pensionistët marrin përfitime reale, ndryshe nga siç kanë qenë të diskriminuar nga skema e degjeneruar e kaluar.

Pensionistët e sotëm kanë vërejtje pasi gjithnjë njerëzit kërkojnë më shumë, por ne kemi ndërmarrë vendime që e kanë përmirësuar situatën. Sistemi i ri i pensioneve ka indeksim, dhe në këto dy vite janë indeksuar të gjitha pensionet, nuk ka pensione që përfitojnë më shumë apo që përfitojnë më pak. Falë këtij indeksimi do të kemi rritjen e pensioneve duke nisur nga viti i ardhshëm. Nuk do të ketë më rritje me fashë të pensioneve. Çdo vit do të ketë riindeksim. Reforma e pensioneve i dha frytet shumë shpejt, dhe tani na dha mundësi të kemi më shumë para në buxhetin e shtetit, dhe kështu i shpërblejmë pensionistët. Në kuadër të kësaj skeme të shëndoshë mund të kemi rritje të shpërblimeve” tha Klosi.

Ministri gjithashtu mohoi se kjo reformë që ndihmonte pensionistët u bë në këtë kohë për shkak të zgjedhjeve në vitin e ardhshëm. “Nuk është veprim elektoral, por është një reformë që ka filluar të japë kontributet e saj tani”.

Blendi Klosi vuri theksin edhe tek një nga pikat e reformës siç janë pensionet sociale, që ndihmojnë edhe ata të moshuar që nuk kanë kontribuar më parë.

“Pensioni social jepet për një numër të konsiderueshëm të pensionistësh 67 mijë lekë, edhe për ata që s’kanë pasuri, prona, apo që nuk kanë kontribuar , si shtet social që jemi. Do krijojmë një ligj që mbron të drejtat e pensionistëve”

 /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?