Reforma; Juristi Hazizaj: “Tre pika që rrëzojnë Ramën”

Informacionet e fundit që vijnë nga reforma në Drejtësi, është se Ambasadorët Lu dhe Vlahutin, i kanë propozuar PD-së dhe PS-së një rrugëzgjidhje që çon në votimin e reformës sot. Burime janë shprehur se PD-ja ka pranuar. Lidhur me situatën e krijuar, Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për “Koha Jonë”, është shprehur lidhur me pengesën që po mban në pikëpyetje reformën.

Ai është shprehur se ky ngërç i krijuar nuk lidhet me draftimin e dispozitave të reformës por themelorja janë sipas tij janë tre momente:

Së pari, Juristi Hazizaj, është shprehur se: “Formacionet politike po ngulmojnë që mazhoranca e sotme jo vetëm që nuk ka numrat e duhur, pra 94 të Kuvendit të Shqipërisë por dhe nuk gëzon besimin e forcave të tjera politike për të kurorëzuar një reformë të tillë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti është se: “Ndryshe nga sa thotë kryeministri dhe shefi mazhorancës, në një demokraci të konsoliduar tashmë në vendin tonë minorancat janë po kaq të rëndësishme sa dhe ato, dhe si të tilla janë realisht esenca e demokracisë së një vendi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe së treti, z.Hazizaj, shton se: “Ndoshta nuk është e vërtetë por më duket se konflikti për hibridin ligjor nuk ka të bëjë në të vërtetë me reformën por ka të bëj me tërheqjen e një kryeministri që nuk ka jo vetëm parti por dhe mazhorancën e duhur”.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?