Reforma, Lu: Nuk fituan partitë, fituan qytetarët

Ambasadori Donald Lu është përfshirë në debatin politik se fitorja e kujt ishte miratimi i reformës në drejtësi të premten e kaluar.

Duke folur në takimin “Reforma në drejtësi; sfida e së sotmes, garancia e së ardhmes”, organizuar në Pallatin e Brigadave nga kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga politika, ai gjeti një tjetër fitues; popullin shqiptarë.

“Fitorja e kujt ishte votimi i së premtes së kaluar? Fitore e partive? Medias? Komunitetit ndërkombëtar apo individualisht e deputetëve? Unë e di se kush e meriton nderimin dhe ai i takon një grupi njerëzish që nuk janë sot këtu. U takon miqve tuaj, komshinjve tuaj, popullit shqiptar. Kam folur me dhjetra deputetë së fundmi dhe secili më tha që donin ta votonin këtë reformë me patjetër sepse nëse nuk do ta bënin kishin frikë nga njerëzit e vetë. Sa prej nesh janë ndaluar nga njerëz të zakonshëm në rrugë për të na thënë që e kërkonin këtë reformë?”, deklaroi Lu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezistenca kundër reformës, tha ambasadori ishte e vërtetë dhe miratimi i saj pati herontjë dhe antiheronjtë e saj, por asnjë prej tyre, shtoi ambasadori, nuk është më i fuqishëm se zëri i qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me qindra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit me pankarta në duar që kërkonin reformën, ndërsa përpara tyre kalonin Mercedesat dhe BMË me ajër të kondicionuar. Jam i kënaqur që udhëheqësit politikë e dëgjuan këtë zë. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë”, u shpreh ai.

Krydiplomati amerikan, një ndër protagonistët kryesorë të reformës, është i vetëdijshëm se vetëm miratimi nuk mjafton.

“Shpresoj që udhëheqësit do të përmbushin zotimin e tyre ndaj popullit shqiptar duke zbatuar plotësisht këtë reformë. Demokraci e vërtëtë ëshë ajo ku udhëheqësit dëgjojnë vullnetin e popullit”, mbylli fjalën e tij, Donald Lu.

Fjala e Ambasadorit Lu në Pritjen për Reformën në Drejtësi 

I nderuar Kryeministër Rama, Z. Xhafaj, Z. Bylykbashi, të dashur miq,

Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve të partive politike? E medias? E komunitetit ndërkombëtar? Apo individualisht e deputetëve?

Unë e di se kush e meriton nderimin. Dhe i takon një grupi njerëzish që nuk janë sonte këtu. U takon miqve tuaj, fqinjëve tuaj dhe anëtarëve të familjeve tuaja. I takon popullit shqiptar.

Kam folur me dhjetëra deputetë të Kuvendit gjatë muajit të fundit. Secili prej tyre më tha të njëjtën histori.  Se donin ta votonin këtë reformë me patjetër sepse nëse nuk e bënin, kishin frikë se kur të ktheheshin në shtëpi tek gratë, burrat dhe fëmijët e tyre – të gjithë prisnin që ata ta miratonin këtë reformë.

Sa prej nesh janë ndaluar nga njerëz të zakonshëm në rrugë për të na thënë se e kërkonin këtë reformë? Sa prej nesh janë kontaktuar nga persona tërësisht të panjohur për të dëgjuar historitë e tyre se si një gjyqtar apo prokuror i korruptuar u mori tokën e tyre, fëmijët e tyre apo lirinë e tyre?

Historia do të regjistrojë shumë heronj dhe antiheronj nga javët e fundit të debatit për reformën në drejtësi.  Asnjë hero i vetëm nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë.

Gjatë vitit të fundit, mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Qindra qytetarë të zakonshëm janë mbledhur javën e kaluar në Tiranë me pankarta të thjeshta në duar, në zhegun përvëlues të verës.  U mblodhën sërish përpara Kuvendit, në pikë të diellit, duke brohoritur për reformën përpara Kuvendit ndërsa Mercedesët dhe BMW-të e zeza, me ajër të kondicionuar të politikanëve, kalonin para tyre.  Ata ishin pensionistë, studentë dhe shtëpiake.  Ishin profesionistë, të papunë dhe optimistë që ende besojnë në këtë vend.

Kërkonin diçka shumë të thjeshtë – drejtësi. Jam i kënaqur që udhëheqësit politikë i dëgjuan dhe e miratuan këtë reformë.  Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë. U desh kurajo që të dëgjohej populli shqiptar dhe ajo të miratohej .  Shpresoj që udhëheqësit e Shqipërisë do të përmbushin zotimin e tyre ndaj popullit duke e zbatuar plotësisht këtë reformë të rëndësishme.  Një demokraci e vërtetë është demokracia në të cilën udhëheqësit dëgjojnë vullnetin e popullit.

Urime popullit shqiptar! Ky është suksesi i tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?