Reforma në drejtësi, ambasadori Lu takon Xhafën
Një ditë pas letrës që i dërgoi deputetëve të Kuvendit, ambasadori amerikan ka intesifikuar bisedimet për reformën në drejtësi, duke takuar kreun e Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Takimi i cili u zhvillua në kryesinë e Kuvendit, ka zgjatur rreth një orë.
Një ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu, nëpërmjet një letre i kërkoi deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që të miratojnë reformën në 21 korrik edhe nësë udhëheqësit nuk pranojnë konsensusin.
KOHA JONË SONDAZH

