Reforma në drejtësi, Berisha takim me ambasadorin e SHBA, Dunald Lu
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu dhe shefin e OPDAT, Jon Simbert.
Takimi mësohet se është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha dhe mësohet se gjatë takimit është diskutuar për reformën në drejtësi. Berisha ka falënderuar SHBA-të për ndihmën që po japin për këtë reformë të rëndësishme.
“Reforma në Drejtësi është jetike për vendin dhe duhet të bazohet tek transparenca “, ka thënë gjatë takimit Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, për reformën në drejtësi duhet që të zhvillohen debate me të gjitha grupet e interesit.
Ka qenë shefi i OPDAT, Simbert ai i cili i ka bërë një ekspoze ish-kryeministrit Berisha për atë që është bërë deri më tani në lidhje me Reformën në Drejtësi.
KOHA JONË SONDAZH

