Reforma në drejtësi, drafti ende i pamiratuar në komision

Rifillimi i seancës plenare të paralajmëruar për në orën 21 nuk është bërë ende realitet, edhe pse në Kuvendin e Shqipërisë ndodhen prej disa minutash të gjithë diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, sikurse edhe kryeministri, ministrat dhe të gjithë deputetët e tjerë të Parlamentit.

Por duket se mosbesimi i thellë mes palëve në këtë reformë ka bërë që puna të ngecë sërish në Komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi, aty ku pasi është përkthyer drafti dhe është printuar, është bërë shqyrtimi i imtësishëm i tij për të parë nëse janë reflektuar të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur vetëm pak më parë, ai ende nuk është miratuar.

Sipas Top Channel, anëtarët demokratë të Komisionit për Reformën në Drejtësi kanë gjetur disa nene ku sipas këtyre burimeve nuk janë pasqyruar disa kritere të vendosura më herët, siç është për shembull ndalimi i kandidimit në institucionet e drejtësisë të kandidatëve që kanë shërbyer përpara viteve ’90 në sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende jemi në pritje të miratimit të draftit të ri në komision, e pas këtij hapi, ai do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet me shumë interes miratimi i reformës në drejtësi thuajse në unanimitet të plotë nga parlamentarët shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?