Reforma në drejtësi, mblidhet Konferenca e kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve mblidhet për të diskutuar për procedurën që do të ndiqet për reformën në drejtësi.

Nesë dhe në konferencë palët qëndrojnë të ndara, do të jetë Kuvendi me votë që do të përcaktojë rrugën e draftit të ndryshimeve kushtetuese drejt miratimit përfundimtar mes pretendimeve të palëve.

Dje procedura parlamentare që do të ndjekë drafti i ndryshimeve kushtetuese drejt seancës plenare ndau socialistët dhe demokratët në Këshillin për Rregulloren të thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët kërkuan që nisma kushtetuese të ecë në procedurën e përcaktuar nga neni 77 i rregullores së Kuvendit, ndërsa socialistët kërkuan që drafti të kalojë menjëherë në seancë, duke iu referuar këtu precedentit për dekriminalizimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk doli me qëndrim, por sipas Arben Ristanit qëndrimit I tij ishte neutral. Zyrtarisht, këshilli ka vendosur t’i paraqesë seancës plenare një raport me dy mendime në lidhje me këtë çështje, cka e spostoi diskutimin procedurial e ligjor fillimisht në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas në seancën plenare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?