Reforma në drejtësi, Naço: Thelbësore prania e opozitës dhe e gjithë aktorëve
Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në tryezën e rrumbullakët me temë “Reforma në Sistemin e Drejtësisë, Pavarësia, Llogaridhënia dhe Profesionalizmi”.
Duke shtuar se reforma në drejtësi do të jetë rrënjësore dhe do të prekë të gjitha institucionet që lidhen me këtë sektor. Por as përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes në Kushtetutë, por që sipas tij, do të bëhet vetëm ne bashkëpunim me opozitën.
Ndërsa lidhur me gjykatat, ai u shpreh se ato kanë një fluks të lartë pune dhe kjo e bën të domosdoshme ndërhyrjen për të rritur shpejtësinë e dhënies së drejtësisë. “Rritja e kontrollit të gjyqtarëve dhe ndarja më e mirë e punës do të jenë primare në reformën që do të prekë këtë pjesë të sistemit të gjykatave. Gjykata Kushtetuese gjithashtu do të jetë pjesë e reformës”, vijoi Naço lidhur me këtë aspekt.
Në fund, ai konkludoi se edhe sistemi i ankesave, ndërmjetësimit, si dhe zyrat e Përmbarimit duhet të marrin një rol më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.