Reforma në Drejtësi, Nuland: Miratimi prioritet

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, e cila ka vizituar Tiranën këtë të diel, në një axhendë të ngjeshur me në fokus Reformën në Drejtësi ka theksuar gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmit Bushati, se Reforma në Drejtësi mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Më pas ajo ka zhvilluar edhe një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në përfundim të takimit ky i fundit ka këmbëngulur se reforma në drejtësi duhet të bëhet me miratimin e dy palëve politike, por nuk ka shenja tërheqjeje nga qëndrimi i mëparshëm i PD.

“PD ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për reformën në drejtësi. Sot ka mbetur një çështje që ndan palët”, u shpreh Basha pas takimit me Nuland.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai shton se PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj duke kërkuar zbatimin në mënyrë të plotë të rekomandimit 88 dhe ka bërë 3 propozime: “I pari ai i vendeve të rezervuara, i dyti i listave alternative dhe propozimin tonë të tretë i bërë publik të premten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi të bindur se kjo reformë do të mund të miratohet vetëm me konsensus politik mes palëve. Ndaj PD ka lëvizur nga pozicionet e mëparshme, por ka mbetur e palëkundur nga rekomandimi 88. Jemi të hapur, ftojmë palën tjetër”,- tha kryetari i PD për gazetarët, pas takimit me zyrtaren amerikane Victoria Nuland.

Përgjatë javëve të shkuara, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit ka pasur kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së për të mësuar mbi ecurinë e reformës së konsideruar jetike për Shqipërinë, por edhe për propozimet e opozitës.

Vizita 4-orëshe zyrtare e Victoria Nuland në Tiranë mbyllet me takimin në Kryeministri, me kreun e Qeverisë Edi Rama, të sapokthyer nga Varshava.

Vizita në Tiranë e zonjës Nuland është e para, pas asaj në shkurt, kur zyrtarja shoqëroi Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili qëndroi në kryeqytetin shqiptar vetëm për pak orë, ndërkohë që vjen vetëm pak ditë përpara se në Kuvend të miratohet drafti përfundimtar i Reformës në Drejtësi./TCh/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?