Reforma në Drejtësi, sot pritet të mbyllet ligji i Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Reformës në Drejtësi pritet të mbyllë sot ligjin e Gjykatës Kushtetuese. Ky institucion do të përshtatet tashmë me reformën e re në sistem ndaj ndryshojnë mënyra e funksionimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të saj.

Në mbledhjen e sotme pritet gjithashtu të mbyllet dhe ligji i SPAK, ku parashikohët ngritja e byrosë kombëtare të hetimit.

E quajtur si FBI-ja shqiptare kjo strukturë e re do të hetojë zyrtarët e lartë, politikanët dhe gjyqtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është vetëm një nen që mban peng miratimin e saj dhe që përveç ndasisë së hershme me PD-në, ka ndarë në dy grupe dhe vetë depuetet e mazhorancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tryezë janë dy formula për mënyrën sesi do të zgjidhen anëtarët e byrosë.

Por edhe ky ligj pritet të përfundojë sot për t’u votuar së bashku me 6 të tjerët në seancën e 29 shtatorit, pra këtë të enjte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?