Reforma në drejtësi, Steinmeier: Debatet ‘fair play’ si në futboll

Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier dhe ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një konferencë për median kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi reformën.

“Reforma në drejtësi është shansi ynë për të kaluar pikën e moskthimit.  Reforma nuk bëhet as për komfortimin e pariteve as për  të mbrojtur njërin apo tjetrin”, tha Bushati.

Kurse Steinmeier u shpreh se ka ardhur në Tiranë posaçërisht për reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në raportin e vjeshtës së Komisionit Europian, vendosim pozitivitetet dhe mangësitë. Nëse një nga mangësitë do të jetë reforma në drejtësi atëherë procesi i anëtarësimit nuk do të ecë shpejt. Jam këtu për të thënë se kjo është situatë në të cilën të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit. Debatet për sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen fair play si në futboll”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, Gjermania është e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi përmes asistencës së ekspertëve që ofron Euralius dhe si e tillë kërkon miratimin e kësaj reforme pa humbur më shumë kohë.

“Ajo që ndodhet në tryezë besoj është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësisë, premisa të besueshme antikorurpsion dhe shpresoj që ky projekt të mos mbetet në mes të rrugës, por të kalojë dhe të përmbyllet në një periudhë sa më të afërt”, tha ngjithashtu ministri i Jashtëm gjerman.

Dhe nëse klasa politike shqiptare dështon në miratimin e kësaj reforme, Steinmeier bëri të qartë se çfarë humbet vendi.

“Kemi një dritare mundësish deri në raportin e vjeshtës të Komisionit, që do të përcaktojë suksesin e reformave dhe nëse përcaktohet që reforma në drejtësi nuk është përmbushur, atëherë procesi nuk mund të marrë shpejtësi”, u shpreh ai.

Ai kërkoi reflektim nga palët politike, që të vendosin interesat e vendit mbi ato politike, ndërsa pati edhe një kritikë për debatin maxhorancë-opozitë.

“Agresiviteti në debat  që vëmë re hera-herës nuk mbështet vendimmarrjen në këtë drejtëim dhe do të duhet të kthehen tek çështjet që bashkojnë të dyja palët”, deklaroi Steinmeier.

Në fund një këshillë e përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

“Për reformat nuk merr gjithmonë falenderime, madje shpesh kanë kosto që mund të reflektohen edhe në zgjedhje, por edhe në opozitë nuk vihet në pushtet duke refuzuar gjithçka. Një qeveri duhet të marrë rrisqet përkatëse për reformat, po ashtu edhe opozita nuk duhet të mendojë për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata për të mirën e vendit”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?