Reforma në drejtësi, Steinmeier: Jam nisur drejt Tiranës
Politikë E Enjte, 22 Prill 2021 12:07
Sikurse ishte paralajmëruar, ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier është nisur këtë të martë nga Berlini për në Tiranë për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit për reformën në drejtësi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë gjermane përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Po nisem për bisedime politike drejt kryeqytetit shqiptar, Tirana. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, thotë Steinmeier.
KOHA JONË SONDAZH

