Reforma në drejtësi – Totozani shpall vakancën për anëtarët e institucioneve të vettingut
Avokati i Popullit bën thirrje për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të Vettingut.
Përmes një njoftimi për mediat, Avokati i Popullit kërkon që të gjithë aplikimet të dorëzohen brenda dates 9 shkurt.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë.
Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon në të gjithë vendet vakante.
Kandidati duhetb të dorëzojë 2 kopje të këtyre dokumenteve.
- a) jetëshkrim profesional
- b) kopje të noterizuara ose të njësuara të diplomës;
- c) kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara
- d) një dokument të nënshkruar prej tij, me të cilin aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësinë në komunikimet elektronike gjatë kohëzgjatjes së mandatit si anëtar I institucioneve të rivlerësimit.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, deklaroi një ditë më parë se pas mbarimit të afateve kushtetuese të Presidentit, është insittucioni që ai drejton që çel garën dhe administron dosjet e kandidatëve, me pas harton dy lista ku në njërën listohen emrat që përmbushin kriteret dhe në tjetrën ato emra që kanë mangesi, për t’ia kaluar më pas për vlerësim Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
KOHA JONË SONDAZH

