Reforma Territoriale, PD kërkon që të bëhen 94 bashki. Çupi: Ka mungesë të transparencës
Në Kuvend ka nisur seanca plenare. Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Dhurata Çupi, prezantoi propozimet e Partisë Demokratike në lidhje ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës, Çupi rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94 në mënyrë që të mos cënohet demokracia lokale.
“PD kërkon një Konsensus të gjerë për riorganizimin të ri territorial. Është momenti për të patur një pushtet vendor të shëndetshëm. Mbajtja e një numri prej 61 bashkish rëndon shumë mbi demokracinë lokale. Partia Demokratike propozon kalimin nga 61 bashki në 94 bashki”, tha Çupi.
Nga ana tjetër ajo nënvizoi se reforma e njëanshme territoriale, e ndërmarrë në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca socialiste 7-vite më parë, ka sjellë mungesë të shërbimeve për qytetarët dhe llogaridhënies në pushtetin lokal.
“Pas 7-vitesh të zbatimit të reformës janë të qarta problematikat, mungesë e përfaqësimit të ish-komunave në Këshillin Bashkiak, mungesë e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, mungesë transparencës dhe llogaridhënie, si dhe përhapje e korrupsionit”.
Lista e bashkive të propozuara nga PD:
Qarku Berat, bashkitë Shpirag (Sinjë, Velabisht dhe Terpan (Polican), Otllak, Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar, Polican. Në Qarkun Berat propozojmë të shtohen 2 (dy) njësi vendore nga (5) që ka sot. 126.294 banorë/4.5% e popullsisë
Qarku Dibër, bashkia Maqellarë- (Maqellarë), Kastriot (Kastriot, Fushë Cidhen, Sllovë dhe Kalaja e Dodës), Lurë (Lurë, Arrëz, Zall Dardhë dhe Rec), Shupenzë (Shupenzë, Gjoricë Ostren, Trebishtë), Dibër, Bulqizë, Mat, Klos. Në qarkun Dibër propozojmë të shtohen 4 (katër) njësi të reja vendore nga (4) që ka sot.
Qarku Durrës, bashkia Ishëm (Sukth, Ishëm, Manëz), Fushë Krujë (Bupq dhe Nikël), Durrës, Shijak dhe Krujë. Në Qarkun Durrës propozojmë të shtohen 2 (dy) njësi të reja vendore nga (3) që ka sot.
Qarku Elbasan, Bashkia Shpat (Shushicë, Gjinar, Zavalinë, Tregan, Gjergjan), Bashkia Bradashesh (Papër, Bradashesh, Funar, Gracen, Labinot Mal dhe Labinot Fushë), Bashkia Lunik (Lunik, Orenjë, Steblevë), bashkia Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas. Në Qarkun Elbasan propozojmë të shtohen 3 (tre) njësi të reja vendore nga (7) që ka sot.
Qarku Fier, Bashkia Levan (Levan, Frakull, Cakran), Bashkia Dushk (Dushk i Madh, Ballgat, Golem, Hysgjokaj, Karbunarë), Bashkia Ardenicë (Kolonjë, Bubullimë, Fier Shegan, Allkaj dhe Krutje), Bashkia Fratar (Fratar, Selitë, Greshicë, Hekal dhe Kutë), bashkia Fier, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër. Në Qarkun Fier propozojmë të shtohen 4(katër) njësi të reja vendore nga (6) që ka sot.
Qarku Korçë, Bashkia Voskopojë (Voskopojë, Voskop dhe Lekas), Bashkia Leskovik (Leskovik, Bermash, Qendër Leskovik), Bashkia Drenovë (Drenovë- Molla- Vithkuq), Bashkia Pojan-(Pojan-Bulgarec), Bashkia Starove (Bucimes-Cerrave-Trebinje-Dardhas), Bashkia Korcë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec. Në Qarkun Korcë propozojmë të shtohen 5(pesë) njësi të reja vendore nga (6) që ka sot.
Qarku Kukës, Bashkia Shishtavec- (Shishtavec, Zapod dhe Topojan), Bashkia Bicaj- (Bicaj, Bushtricë, Ujmisht, Kalis dhe Grykë Cajë), Bashkia Kukës, Has, Tropojë. Në Qarkun Kukës propozojmë të shtohen 2 (dy) njësi të reja vendore nga (3) që ka sot.
Qarku Lezhë, Bashkia Bregu i Matit- (Shënkoll, Zejman dhe fshati Barbullojë e re), Bashkia Orosh- (Orosh, Fan), Bashkia Zadrimë-(Balldre, Dajc, Kallmet dhe Blinisht dhe Ungrej), Bashkia Milot-(Milot dhe Fush Kuqe), bashkia Lezhë, Mirditë, Kurbin. Në Qarkun Lezhë propozojmë të shtohen 4 (katër) njësi të reja vendore nga (3) qe ka sot.
Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz. Në Qarkun Shkodër nuk propozohen të shtohen njësi të reja vendore nga (5) që ka sot.
Qarku Tiranë, bashkia Fark- (Farkë, Petrelë, Baldushk, Bërzhitë, Krrabë), Bashkia Kashar-(Kashar, Ndroq, Pezë, Vaqarr), Bashkia Dajt (Dajt, Shëngjergj, Zall Bastar dhe Zall Herr), Bashkia Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhimë. Në Qarkun Tiranë propozojmë të shtohen 3(tre) njësi të reja vendore nga (5) që ka sot.
Qarku Vlorë, Bashkia Kotë (Kotë, Brataj dhe Sevaster), Bashkia Novoselë (Novoselë dhe Shushicë), Bashkia Orikum, Bashkia Ksamil, Bashkia Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë. Në Qarkun Vlorë propozojmë të shtohen 4(kater) njësi të reja vendore nga (7) qe ka sot.
Qarku Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull.