Reforma Territoriale/82 grupe nismëtare nga komuna dhe bashki depozitojnë kërkesën për referendum

Në një kohë kur Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankesën e saj për ndarjen e re territoriale duke kërkuar shfuqizimin e ligjit, grupe nismëtare nga 82 njësi vendore (bashki dhe komuna) kërkojnë mbajtjen e referendumeve locale, si një mënyrë për të kundërshtuar ndarjen e re.

Kodit Zgjedhor parashikon që grupet nismëtare të mos kenë më pak se 12 firma të banorëve të asaj zone.

Nisma për referendum në lidhje me ndarjen e re territoriale u artikulua fillimisht nga Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendorë, ndërsa në shumë nga njëistë vendore nisi procesi i mbledhjes së firmave.

Më pas demokratët pritën hyrjen në fuqi të ligjit dhe iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, të cilës gjithashtu ia janë drejtuar edhe shoqata e Komunave dhe Bashkive.

Partia Demokratike pretendon se ligji bie në kundërshtim me Kushtetutën për faktin se ndarja e re shkrin një nga njësitë e qeverisjes vendore, komunat, ndërkohë që kufinjtë mes njësive administrative janë ndryshuar pa pyetur më parë banorët e zonës.

Me këto argumente, edhe Kreu i Shtetit rikthehu ligjin për ndarjen e re territoriale për rishqyrtim në Kuvend, por mazhoranca dhe deputetë të PDIU votuan variantin e rrëzuar nga Kreu i Shtetit. 

SHKARKO APP