Reforma zgjedhore/ Debate në PD, Ruli: Jemi të vonuar, Patozi: Të fokusohemi tek zgjedhjet

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar një ditë para seancës së fundit për vitin 2015.

Burime nga PD thanë për News24 pohuan se reforma zgjedhore ka qenë në fokus të mbledhjes.

Deputeti Genc Ruli ka ngritur shqetësimin e vonesës së reformës dhe ka deklaruar se ajo nuk është përgjegjësi vetëm e maxhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të ishte në krye të axhendës prej 3 vitesh”, tha Ruli.

Swiss Digital Mobile Reklama

I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputeti Astrit Patozi.
“Ky është shqetësim real, duhet ta kishim patur çështje të parë.

Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se sa zgjedhjet.

Të organizojmë strukturat në bazë dhe të ngrihet ekipi për fushatën elektorale.

Pavarësisht çdo skenari nga mazhoranca ne duhet te shkojmë në zgjedhje”, tha Patozi.

Por nuk ka qenë kundër as kryedemokrati Basha, i cili deklaroi se zgjedhjet janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“Jam dakord me Astrit Patozin. Zgjedhjet janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, është e vërtetë që jemi të vonuar.

Do të shkojmë në zgjedhje, kjo është çështje që s’ka diskutim. Ne kemi elektoratin tonë”, theksoi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?