Reforma Zgjedhore, Dule: Mazhoranca do që ta shkallmojë. Menjëherë pas zgjedhjeve të shikohet hapja e listave
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule e ka quajtur Reformën Zgjedhore të arritur nga marrëveshja e Këshillit Politik si minimaliste por e domosdoshme vetëm për zgjedhjet që vijnë.
Dule thotë se ajo duhet të miratohet por mazhoranca po e çon zyrë më zyrë e hotel më hotel për ta shkallmuar.
Më tej, ai shton se kjo Reformë nuk është ajo që kërkohet për plotësimin e saj dhe mënjeherë pas zgjedhjeve të rishikohet sistemit apo hapja e listave.
”Është e nevoshmje miratimi i Reformës Zgedhore, Shihni se çfarë ndodh me atë që ishte zgjidhja e ekuacionit jo vetëm të politikës së brendshme por edhe të jashtmëve. Marrëveshja prej 5 qershorit ende zyrë më zyrë, hotel më hotel, për t’u shkallmuar nga mazhoranca. Nuk janë të interesuar për zgjedhje të ndershme.
A është kjo Reformë Zgjedhore e kërkuar?
Duhet të jemi të sinqertë, nuk është kjo Reforma që kërkohet në plotësimin e saj. Kjo është një Reformë minimaliste e cila i përgjigjet domosdoshmërisë së zhvillimit të procesit të ardhshëm zgjedhor në kushte minimale drejtësia de pakontestueshmëria. Sistemi duhet rishikuar menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme”- tha Dule.