Reforma zgjedhore, Kryemadhi shkon në selinë blu
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Pas tyre, në selinë blu ka mbërritur edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. T
akimi në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet për situatën politike dhe aksionin opozitar. Opozita është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore, ndërsa që ky proces është duke u zhvilluar edhe në Kuvend në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.