Reforma zgjedhore – Nesër diskutohet për votimin dhe numërimin elektronik
Komisioni i reformës zgjedhore do të mblidhet nesër në orën 12:30, në mbledhjen e parë për këtë vit.
Burimet bëjnë me dije se në rend dite për diskutim është votimi e numërimi elektronik si dhe mundësimi i votimit të emigrantëve.
Deri tani ky komision nuk ka marrë asnjë vendim për ndryshimet në kodin zgjedhor.
PS në mënyrë të prerë ka hedhur poshtë mundësinë se në zgjedhje mund të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.
Sakaq opozita ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje, por në rast cënimi të standarteve ka paralajmëruar mospranim rezultati.
KOHA JONË SONDAZH

