Reforma/Braçe: Propozimi i Berishës është kriminal
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe shprehet se propozimi i Sali Berishës për ta bërë emërimet politike në sistemin e drejtësisë është kriminal. Në një postim në Facebook, Braçe shprehet se ideja e “vendeve të rezervuara” në gjykata do të thotë fund i pavarësisë së gjyqësorit.
Postimi i plotë i deputetit të PS në Facebook:
“Propozimi i Sali Berishes. Per te ndare “drejtesine” mes partive; eshte kriminal!!
Prej dy ditesh, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe cdo tellall i tij, po ju perplasin ne fytyre shqiptareve nje togfjalesh: “Vende te rezervuara”! Per cilindo qe nuk ka lidhje apo nuk i ka ndjekur zhvillimet rreth reformes se drejtesise, ky togfjalesh nuk thote gje prej gjeje.
Per qytetarin e zakonshem, fare fare. Cfare eshte atehere?
Sali Berisha e Lulzim Basha, kerkojne nga maxhoranca te pranoje qe; institucionet e reja te drejtesise, te ndertohen duke u ndare mes partive!! Pra, ne menyre te barabarte, kryesisht mes PD, PS, LSI. E kuptoni? Partite, te treja apo me shume, te kene njerezit e tyre ne institucionet e drejtesise!!
Qysh kur Shqiperia zgjodhi te jete nje demokraci, drejtesia-gjyqesori u konsiderua kushtetutshmerisht, si pushtet me vete, I PAVARUR!! Sali Berisha dhe jo vetem, por ai me shume se kushdo, ka bere cdo perpjekje sa here ka ardhur ne pushtet, ta kete te tijin pushtetin e drejtesise;
te kete prokurorin dhe prokuroret, te kete gjykatesit ne cdo shkalle te gjyqesorit deri ne Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese po ashtu. Keshillin e Larte te Drejtesise-nga fillimi ne fund.
Pra, cdo gje!! Tani i ka! edhe prokuroret e tij, edhe gjykatesit e tij! Ja doli qe per tete vjet, ti kete te gjithe dhe, sot, kontrollon cdo hallke te drejtesise!
Ndaj sot, ne kemi sistemin e drejtesise me te korruptuar se kudo tjeter-i kapur politikisht dhe i korruptuar deri ne palce. Ky sistem duhet permbysur! Ky sistem nuk mund te zevendesohet me nje tjeter qe kete here, nuk do te kontrollohet vetem nga Sali Berisha, por edhe nga dy, tre apo me shume parti te tjera. Askush, po e perseris askush, nuk ka mandatin te vendose keshtu, te votoje kete. As partite e as deputetet e tyre. Sepse ky eshte krim; Rrezon perfundimisht perpjekjen me te madhe per reformim te drejtesise ne keto 25 vite. E zhben dhe projekton nje te ardhme pa drejtesi, por me parti qe bejne drejtesine sipas tyre!! Askush nuk do te jete i barabarte para ligjit, sepse partite do te jene mbi ta.
Nese Sali Berisha e Lulzim Basha nuk terhiqen nga perpjekja e fundit e tyre per te kapur e ndare perfundimisht drejtesine, atehere ne deputetet kemi vetem nje detyre: ti japim mundesine popullit te vendose!! Te zgjedhe mes; variantit te berishes e bashes- per tja dhene drejtesine partive dhe, variantit te eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te venecias- qe nderton nje sistem drejtesie jashte ndikimit partiak dhe qe garanton me ne fund qe, te gjithe te jene te barabarte para ligjit!”
KOHA JONË SONDAZH

