Rekomandimi pozitiv i KE për hapjen e negociatave, Meta: Një lajm jashtëzakonisht pozitiv

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh sot se rekomandimi pozitiv i KE për Shqipërinë, për hapjen e negociatave është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për të gjithë qytetarët e vendit tonë

Meta thekson se për arritjen e këtij lajmi kanë kontribuuar dhe janë angazhuar të gjithë faktorët politikë të vendit, por rikonfirmon se rekomandimi pozitiv ka ardhur edhe si rezultat i miratimit me konsensus në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, që i hapën rrugë ligjeve të tjera të Reformës në Drejtësi.

“Rekomandimi pozitiv i KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë është fryt i përpjekjeve të të gjithë aktorëve politikë të Shqipërisë dhe mes tyre edhe Kuvendit të Shqipërisë”’, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta ka falenderuar komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen që I ka dhënë Shqipërisë për përmbushjen e angazhimeve të reformës në Drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Metës, dita e sotme sjell shumë optimizëm, por njëkohësisht sjell edhe shumë përgjegjësi për klasën politike të vendit. Sa i përket Reformës në Drejtësi, ai e konsideron si një nga sfidat kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndërsa për “vetting”-un shprehet me siguri se është një proces që do të ndodhë së afërmi.

Duke folur për Vetingun, Meta, u shpreh se Vettingu është një proces që do të ndodhë së afërmi dhe pasi Komisoni i Venecias të shprehet për këtë çështje ne do të vazhdojmë me Vetingun si hapi i parë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe si një kërkesë për hapjen e negociatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?