Rekord për Cristiano Ronaldo, 17 ndeshje në fazat finale të Euro
Sulmuesi i Portugalise, Cristiano Ronaldo, ka luajtur ndeshjen e 17-te ne nje faze finale te Euro, pas aktivizimit te tij ne ndeshjen ndaj Hungarise te merkuren ne Lyon, nje rekord i tij.Ai ka kaluar rrekordin prej 16 ndeshjesh te mbrojtesit francez, Lilian Thuram dhe te portierit holandez, Edwin Van der Sar.
Ne moshen 31 vjeç, Ronaldo merr pjese ne Euron e katert.
Sulmuesi i Real Madrid numeron 129 seleksione me ekipin e Portugalise, dy me teper se nje lojtar tjeter emblematik i Seleçao, Luis Figo.
Ronaldo eshte ne pritje qe te behet lojtari i pare qe shenon ne kater Euro te ndryshme. Ronaldo ka shenuar dy gola ne Euro-2004, nje ne 2008, tre ne 2012, por nuk ka shenuar ende ne Euro-2016.
Ai ka debutuar ne seleksion ne moshen 18 vjeç, me 20 gusht te 2003 ne fitoren e Portugalise ne ndeshjen miqesore ndaj Kazakistanit (1-0).
KOHA JONË SONDAZH

