Rekordi i video-editorialeve të “Koha Jonë”, 5.2 milionë shikues në më pak se një muaj
Prej disa muajsh “Koha Jonë” vjen pranë lexueseve të saj me formatin e ri të një media televizive online. Edicionet informative online dhe videot editorialet janë dy rubrikat kryesore, të cilat cilat ofrojnë për lexuesit raportimin profesional të fakteve dhe analizën e zhvillimeve kryesore në vend.
Në pak kohë, video-editorialet në webin online “Koha Jonë” kanë arritur të krijojnë një audiencë të jashtëzakonshme.
Të dhënat reale dhe të pakontestueshme të rrjeteve sociale, Facebook dhe Youtube e dëshmojnë këtë. Vetëm gjatë 28 ditëve të fundit, video-editorialet e “Koha Jonë” janë ndjekur nga më shumë se 5.2 milionë shikues. Kjo shifër mjaft domethënëse është vlerësimi më i madh që një media mund të marrë nga qytetarët e lexuesit, si dhe një arsye me shumë për të vijuar të jemi pranë jush me të gjitha format e komunikimit mediatik online.
KOHA JONE po punon që para zgjedhjeve të ketë dhe televizionin e tij me lajme, sidomos me dossier investigues dhe debat-polemika në studio.