Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete

Deputetja e Dibrës Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen.

Burime nga PS I thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Reme Lala paraditen e të premtes ka dorëzuar në selinë rozë dorëheqjen.

Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Reme Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama

PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me gjasë momentin kur e ka marrë vesh në çfarë vendi do të ishte në listën e Tiranës, zonja Lala ka preferuar mos të futet fare në garë.

Nuk dihet ende nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017. E kontaktuar nga Top Channel, Reme Lala nuk bëri asnjë koment për ta konfirmuar apo mohuar dorëheqjen.

Vijon…..

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?