Rëndohet situata e zjarreve në Gramsh! Urdhërohet evakuimi i plotë i banorëve në fshatin Skënderbegas
Përshkallëzohet situata e zjarreve në Gramsh! Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të njësive administrative vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha dhe banorë të lënduar.
Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave.
Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga refuzimi i disa banorëve për t’u larguar, të cilët mes lotëve po përpiqen të shpëtojnë ç’të munden nga shtëpitë që po digjen.
Zjarret kanë lënë banorë të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur të hyjnë në zonat kritike për shkak të tymërave të dendur dhe flakëve gjigande, që e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka
Autoritetet janë në alarm të plotë dhe kanë kërkuar mbështetje shtesë nga ajri, ndërsa Forcat e Armatosura dhe Mbrojtja Civile janë angazhuar me gjithë kapacitetet për të përballuar këtë situatë dramatike.
Gjendja është kritike edhe në fshatrat përreth, ku çdo minutë ka rëndësi për të shpëtuar jetë, shtëpi dhe tokë. Ndërkohë, thirrjet për ndihmë nga banorët në media sociale dhe komunikime me autoritetet po shtohen nga ora në orë.
KOHA JONË SONDAZH

