Replika mes Ramës e deputetes PS Hafizi për plehrat

Në punimet e sotme plenare është shënuar dhe një përplasje mes socialistëve lidhur me ligjin e qeverisë për importin e plehrave në vend. Replika mes deputetes socialiste Mimoza Hafizi dhe kryeministrit Edi Rama në kuvend.

Hafizi: U ngrita të replikoj shifrat që kryeministri dha për të justifikua rimportin e mbetjen në vitin 2016. Mu duk argument absurd, le ta gjykojë gjithësecili. Ai tha që në 2013 janë ricikluar 10% e mbetjeve të vendit dhe kemi pasur këtë biznes riciklimi. Kurse në 2016 ka shkuar në 17-18%. Pra normalisht burimet e lëndëve të para për këtë biznes janë dyfishuar. Dhe burimet janë dyfishuar, ndërkohë që ne lejojmë importin. Kur burimet e lëndëve të para ishin gjysma ne nuk e lejuam importin. Nëse ka njeri që e kupton këtë argument, një njeri që di të numërojë nga 1 te 20 unë i kërkoj ndjesë, por unë realisht nuk e kuptoj.

Edi Rama: “Po ia shpjegoj deputetes që të ndihet njeri” tha Rama duke mbrojtur ligjin sipas të cilit industria e riciklimit është ekonomi e gjelbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse importojnë kompanitë suedeze mbetje, apo ato francezet? Sepse janë lëndë e parë, është zinxhir ekonomik, nuk është mbetje që i ngeli dikujt tjetër dhe ta lë ty. Janë lëndë të para që tregtohen në bursë”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?