Replikat/ Bumçi: Mësojeni mirë, s’ka çelje negociatash. Balla: Po të tallin në rrjete sociale

Pas propozimit të 10 amendamenteve kundër çeljes së bisedimeve me BE-në, deputeti i PD, Aldo Bumçi, insiston sërish se nuk ka negociata për Shqipërinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Bumçi u shpreh se të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që nuk ka hapje të negociatave.

“Nuk ka çelje negociatash, ta dinë të gjithë shqiptarët”, tha Bumçi ndërsa akuzoi Rama se dërgoi Ditmir Bushatin kundër liberalizimit të vizave.
 
“Do ketë eksod po hoqët vizat, thanë”, shtoi Bumçi. Ai akuzoi opozitën e djeshme, sot në pushtet se përdorën 3 ligjet për të vonuar integrimin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tre ligje i kërkoi Europa dhe nuk i votuan. Një kusht kishte opozita. A u votua reforma në drejtësi? Çfarë reforme tjetër keni sjellë dhe s’e votuam ne”, tha Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu referuar zgjedhjes së Donald Trump President të SHBA, Bumçi shtoi se Rama duhet të japë dorëheqjen për sulmet në adresë të tij.

menjehere pas tij ne foltoren e Kuvendit u ngjit deputeti socialist Taulant Balla i cili si pjese e parlamentareve qe ishin ne Bruksel do te ironizonte deputetin demokrat.
Aldo, merre pushim të enjten. Mos dil më se janë mbushur rrjetet sociale me të qeshura për ty“, ironizoi deputeti socialist, Taulant Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?