Replikat në FB/ Komentuesi: Ik falu tek prifti. Rama: Ta them unë se ç’këshillojnë plakat për tipa si ty
Replikat dhe batutat e kryeministrit, Edi Rama me komentuesit në “Facebook” tashmë janë bërë të përditshme. Në postimet e fundit në rrjetin social, shefi i qeverisë është përfshirë në disa debate me ndjekësit e tij virtualë, të cilët e kanë kritikuar nga ato që ata i cilësojnë si mashtrime për Koncertin e Vjenës në Tiranë, tek premtimet për rritjen e rrogave e pensioneve, nivelin e varfërisë në vend, etj. “BalkanWeb” sjell sot disa nga replikat më pikante të Ramës me komentuesit në “Facebook” në tre statuset e fundit të hedhura prej tij në rrjetin social.
Replikat e kryeministrit, Edi Rama me komentuesit në “Facebook”
KOMENTUESI 1: S’është koncerti i Vienës por është mashtrim që vetëm injorantët që po mashtroni s`ja kanë haberin ku qëndron ndryshimi mes Philharmonic Orchestra dhe Philharmonic Ensemble- Vienna. Megjithëse edhe tek koncerti i famshëm i Vienës, kur fillon duartroket audienca, se c’më përzihet stomaku…
EDI RAMA: Henri, për stomakun çaj me rigon këshillojnë plakat, ndërsa për koncertin, nuk është Koncerti i Vienës, po Koncerti i Vienës në Tiranë! E kupton diferencën? Nëse jo, filloje me çajin me rigon se shëndeti mbi të gjitha e pastaj bëj edhe një perpjekje që ta kuptosh? Shëndet

KOMENTUESI 2: Rregullo ndonjë rrugë dhe ndonjë shtyllë dritash dhe hap ndonjë punë … pastaj mendo për shkarravinat e tua.
EDI RAMA: Shiko Interin, se po nuk eci Interi nuk i kupton dot si ecin punet e tjera.
KOMENTUESI 3: Aman ooooo burr se na more mentë me gjithë këto shifra, ahaha je…
EDI RAMA: Më fal, po këto janë shifrat, ulu pak se mos biesh. Rrofsh!
KOMENTUESI 4: Llafe shumë e punë pak! Po gjysma e të keqes se s`keni vetëm llafe.
EDI RAMA: Epo rrofsh, edhe ti komentator gjysma e të keqes, nuk e bën blozë fare. Respekt.

KOMENTUESI 5: Mundohu të shkoshë në kishë dhe rrëfeu te prifti.
EDI RAMA: Toshe P. më fal kolos, se nuk ta kuptova madhështinë që në momentin e parë.
KOMENTUESI 6: Po ku e di ti ç`ështe varfëria.
EDI RAMA: Kujtim Sh. jo jo nuk e kam provuar as e kam dëgjuar po e kam parë nga shumë afër aq shumë sa nuk ta pret mendja, për shkak të detyrës natyrisht!
KOMENTUESI 7: Ha naj punë, e lej reklamat.
EDI RAMA: Punët nuk hahen bahen Martin? Respekt
KOHA JONË SONDAZH

