Replikat pa mikrofon/ Berisha: Ju nuk fluturoni me pras, por me para. Balla: Atë mbaje vetë

Avioni në Ishëm ka rikthyer sërish debatet në Kuvend, lidhur me dyshimet për trafikun ajror të lëndëve narkotike. Me një gjuhë të ashpër, ish-kryeministri Berisha ironizoi maxhorancën duke thënë se: “Ju nuk fluturoni me pras nga mbrapa, por me para”.

Nga vendi, deputeti i PS, Taulant Balla e kritikoi Berishën për gjuhën e përdorur, por ja ktheu në të njëjtën gjuhë: “Atë mbaje vetë, se ne nuk e mbajmë dot”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ish-kryeministrit Berisha, siguria kombëtare e Shqipërisë nuk ka qenë kurrë me e kërcënuar se tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

“Një vend anëtar i NATO-s s’mundet kurrë të bëhet kërcënim për aleatët e vet, me kanabis. Kemi detyrime ndaj shqiptarëve dhe aleatëve tanë. Dora e zezë e ISIS s’ka asnjë pengesë që të shtrihet. Dhe pastaj çfarë do thoni ju, aleatë të NATO-s që financojnë shtetin më terrorist të kohërave.”- deklaroi Berisha.

 

Sakaq, deputeti Berisha ka pasur edhe një përplasje edhe me kolegun e tij të majtë, Paulin Stërkaj. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë kohës që po flsite për kanabisin në vend, Berisha iu drejtua Stërkajt: Shko mësoja në Gonisht lahutën atij ti.

 

Një tjetër debat që nuk u dëgjua në Kuvend, por që acaroi ish-kryeministrin e vendit ishte ajo me deputetin Rakip Suli, ku deputeti socialist i ka treguar reformën në drejtësi.

 

Suli: Të bëhet reforma se ngelët duke përhapur panik

 

Berisha: Mund të të jap një përgjigje të keqe, po mbylle gojën

 

Suli: Prit prit se do shohësh

 

Berisha (Metës): Zoti kryetar a mund ta mbyll gojën ai atje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?