Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë levizje të panevojshme

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat 112 dhe 0800-0888.

“Të kujdesemi për njëri-tjetrin. Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë levizje të panevojshme e të bashkepunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP