Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj iu bën apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.

Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje. Ju lutem shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?