Restaurimi i Koloseut në Romë

Një zonë e gjerë e sapo restauruar e Koloseut në Romë, e cila dikur ishte skenë nëntokësore e amfiteatrit antik, tani është hapur për herë të parë për publikun.

Një ekip prej më shumë se 80 ekspertësh, përfshirë arkeologë, inxhinierë dhe restaurues, punuan tek hipogeumi i Koloseut për dy vjet.

Restaurimi i Koloseut zgjeron qasjen për publikun
Një fond prej 29 milionë dollarësh për projektin ambicioz të restaurimit që filloi në shtator 2013 u dha nga konglomerati i modës Tod i Diego Della Valles.

“Është një kënaqësi, dhe një demonstrim i faktit se kur administrata publike dhe sektori privat duan të bashkëpunojnë, rezultatet janë të dukshme. Sot, pas hapave fillestarë të projektit, ne prezantojmë një fazë tjetër për qendrën e shërbimit, e cila është po aq e rëndësishme për të mirëpritur turistët dhe personat me aftësi të kufizuara me kushtet më të mira”.

Ministri italian i Kulturës njoftoi zyrtarisht përfundimin e punimeve të premten, duke thënë se Italia do të mbajë aty takimin e ardhshëm kulturor të nivelit të lartë të G-20-ës në tetor.

“Në këtë vend do të mbahet tryeza e rrumbullakët e ministrave të trashëgimisë kulturore të G-20, si edhe Kryeministri italian, Mario Draghi. Kështu që, e gjithë bota do ta shohë që Italia jo vetëm që organizon takimin kulturor të G -20, por e mban atë në Kolose, monumenti që përfaqëson të gjithë vendin”, tha ministri Dario Franceschini.

Alfonsina Russo, drejtoresha e parkut arkeologjik të Koloseut, tha se restaurimi i hipogeumit ishte shumë kompleks, duke shtuar se “çdo gur këtu është dëshmitar i gjithçkaje që ka ndodhur në arenën e madhe të Koloseut nga përurimi i tij në vitin 80 para Krishtit, deri në shfaqjen e fundit në vitin 523 të erës sonë. ”

Një projekt tjetër i miratuar për Koloseun përfshin instalimin e një skene të lëvizshme të teknologjisë së lartë, që pritet të jetë funkionale në vitin 2023, dhe që ka të ngjarë të sjellë përsëri aktivitete dhe shfaqje kulturore.

SHKARKO APP