Revista “Time” zbulon tentativën e rrëmbimit të Zelenskyt nga rusët

Revista më prestigjore “Time” ka realizuar një reportazh shumë të gjatë mbi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Që nga fillimi i luftës, Presidenti ukrainas jeton dhe punon në zyrën presidenciale. Siguria në rrugët ngjitur me këtë zyrë është e tillë, sa që fjalëkalimet ndërrohen çdo ditë. Asnjë makinë nuk mund të afrohet atje.

Natën e 24 shkurtit, ushtria informoi Zelenskyn se ekipet ruse elitë kishin rënë me parashutë në Kiev për ta vrarë ose për ta rrëmbyer atë dhe familjen e tij.

“Para asaj nate, ne kishim parë gjëra të tilla vetëm në filma”,- tha Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit. Eskorta presidenciale u përpoq të bllokonte hyrjet e kompleksit me çfarë të mundte, veçanërisht një derë në pjesën e pasme, që e bllokuan me një pirg barrikadash policie dhe kompensatë.

SHKARKO APP